Policia ka prangosur dy persona nën dyshimin se kanë vjedhur dy vetura në 10 ditët e fundit.

Policia Rajonale e Prishtinës kanë thënë për Express se janë arrestuar dy persona që po dyshohen se kanë kryer vjedhje të veturave në Fushë Kosovë.

“Sot hetuesit policor te stacionit te Fushe Kosovës, të angazhuar në plan operativ në nivel stacioni, kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë dy persona te dyshuar (një femër dhe një mashkull) të cilët dyshohet se vetëm në dhjetëditëshin e fundit në qytetin e Fushë Kosovës, kanë kryer vjedhjen e dy veturave private si dhe kanë kryer edhe disa vjedhje tjera nëpër lokale të ndryshme në qytet”, ka thënë Flora Ahmeti.

Sipas saj, dy veturat e vjedhura janë gjetur tanimë dhe pritet të zbardhën katër raste të tjera të vjedhjeve ku dyshohet se janë përfshirë të arrestuarit.

“Gjatë veprimeve hetimore dhe ndërlidhjes së fakteve nga hetuesit policor është arrit që të gjenden të dy veturat e vjedhura dhe fillimisht të zbardhen edhe katër raste tjera te vjedhjeve, ne te cilat dyshohet te jene te perfshire po këta dy persona”

“Personat e dyshuar me vendim te Prokurorit kujdestar janë ndaluar në mbajtje për 48 orë”.

Gazeta merr vesh se këta dy persona janë çift.

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu