Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës pritet shumë shpejt të mbajnë takimin për formimin e koalicionit qeverisës.

Një paralajmërim të tillë, e ka bërë edhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Faton Mehmeti.

Ai përveç paralajmërimit për takim, ka theksuar se këtë javë pritet edhe të nënshkruhet marrëveshja mes VV-së dhe LDK-së.

Madje, ai ka parashikuar se e premtja do të jetë dita vendimtare e kësaj marrëveshje.

“Të premten nënshkruhet koalicioni VV-LDK…!!!”, ka shkruan Mehmeti në Facebook.

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu