Para pak minutave hyri në fuqi ndalimi i lëvizjes së lirë e qytetarëve në Shqipëri nga ora 22:00 deri në orën 06:00, urdhër ky i dhënë nga Ministria e Shëndetësisë atje, pas shtimit të rasteve të reja me COVID-19.

Policia e Shtetit në Shqipëri njofton se ka marrë një sërë masash shtesë për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese të vendosura, do të ushtrohen kontrolle të rrepta në bare, restorante, lokale nate dhe ambiente të ndryshme.

Po ashtu do të ngrihen pika kontrolli pas orës 22:00 në të gjitha akset rrugore, si dhe do të ketë prezencë të shtuar të patrullave të përgjithshme dhe të Policisë Kriminale, në të gjithë territorin e vendit.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët, pronarët e lokaleve dhe drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet masat. / Sinjali/

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu