Vjosa Osmani pas takimit me Kurtin: Po, koalicioni LDK-Vetëvendosje u arritë.Ka përfunduar takimi ndërmjet Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit shkruan GazetaFlash24.Albin Kurti dhe Vjosa Osmani kanë deklaruar se do të qeverisin bashkë dhe se në këtë qeveri të re do të ketë përfaqësim të denjë të gruas, kështu duke resperktuar kuotën gjinore.

Maksimalisht kjo qeveri do të ketë 12 ministri e për ndarjet e këtyre ministrive pritet që në ditët në vazhdim të diskutohen ndërmjet këtyre dy subjekteve politike, ndërsa në pyetjen se a ka pasur marrëveshje për postin e Presidentit, partitë kanë deklaruar se nuk është diskutuar rreth asaj çështje.Në këtë qeveri do të ketë një ministër serb, nëse maksimalisht kjo qeveri do të ketë 12 ministri tha Kurti.

Ndërsa Vjosa Osmani tha se do të pritet deri në çertifikimin dhe numërimin e votës së fundit dhe atëherë partia që do të dalë e para do të ketë edhe postin e kryeministrit, ndërkaq Osmani theksoi se pozitën e saj në qeveri do ta diskutojë me organet e bremdshme dhe akterët brenda partisë së saj.\GazetaFlash24.net/

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu