Krahas vendimit të sotëm të Qeverisë së Republikë s së Kosovës për masat e veçanta anti COVID-19, Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka marrë vendime të veçanta edhe për 7 komuna të Kosovës si: Prishtina, Fushë Kosova, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Podujeva dhe Shtimen që në këto komuna të vendosen masat si në vijim:

Ndalohet hyrja/dalja e qytetarëve dhe automjeteve private prej orës 20:00 të dt.06/11/2020 deri në orën 05:00 të dt. 09/11/2020, në Komunën e Prishtinës, Fushë Kosovës, Gjilanit, Obiliqit, Gjakovës, Podujevës dhe Shtimes, përveç:1.1. Personelit shëndetësor dhe personelit të sigurisë;1.2. qytetarëve për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale ushqim, barna për njerëz dhe kafshë e shpezë);1.3. operatorëve ekonomikë dhe transpoti i lirë i mallrave/shërbimeve për të siguruar funksionimin e zingjirit të furnizimit;

1.4. kompanitë ndërtimore dhe operatorët që kryejnë punë publike;Obligohet Policia e Kosovës në çdo hyrje/dalje të bëjë kontroll rigoroz për parandalimin e përhapjes së infeksionit me COVID-19;Për të gjithë shkelësit e këtyre masave, organet kompetente obligohen të shqiptojnë masat ndëshkimore konform Ligjit nr. 07/l-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës.Vendimi hyn në fuqi ditën e sotme dhe do të publikohet në ë eb faqen e MSh-së.Çdo komunë tjetër që hynë në zonë në të kuqe të infeksionit për kokë banori (sipas hartës), do të ketë masë të njejtë !

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu