Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj sot ka pasur takim me Bordin Këshilldhënës për pandeminë, ku kanë diskutuar për vendosjen e masave të reja ndaj COVID-19.

Bordi e ka rekomanduar Ministrinë e Shëndetësisë që Prishtina të futet në karantinë, por kryetari Shpend Ahmeti për Gazetën Sinjali tha se Qeveria nuk është konsultuar me ta.“Qeveria nuk është konsultuar me neve”, u shpreh Ahmeti.

Ai tha se nëse mirrët ky vendim atëherë është i papranueshëm duke e ditur se Komuna është 50 metra larg Qeverisë.“Kjo është e papranueshme duke e ditur se Komuna është 50 metra larg Qeverisë”, shtoi kryetari.Kujtojmë që ditëve të fundit po shënohen numra rekord të të infektuarve me COVID-19.Vetëm dje u regjistruan 661 raste të reja, teksa 324 vijnë nga Komuna e Prishtinës. /Gazeta Sinjali/

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu