Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka marrë sot edhe disa mostra nga familjarët nga Stublla e Vitisë që janë infektuar me koronavirus.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar drejtori i Shëndetësisë në Viti Basri Aliu.

“Po sot mjekët e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik do ti marrin mostrat e familjarëve që janë infektuar me koronavirus. Nuk e di saktë sa mostra do të merren, Mund të them që gjendja nuk është aq alarmante sa po paraqitet. Unë kam kontaktuar me familjen. Ata janë shprehur se nuk kanë ndonjë simptomë. Mirëpo ne duhet të jemi të kujdesshëm në trajtimin e rasteve. Duhet që së bashku edhe me mediat të ruajmë qetësinë”-tha Aliu.

Nga familja përveç 77-vjeçarit të infektuar nga COVID-19 janë edhe djali dhe nusja e djalit.

Klan Kosova ka konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës se nga kjo familje janë marrë edhe katër mostra.

Të tre fëmijëve dhe gjyshes.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu