Seancën e sotme konstituive do ta udhëheq deputeti më i vjetër dhe më i ri në moshë.Sipas kësaj, seancën do ta udhëheqin dy mandatarë të Lëvizjes Vetëvendosje e që janë: Jahja Koka 71 vjeç dhe Fjolla Ujkani 22 vjeçare.Ata dy tashmë ndodhen në sallën e Kuvendit ku për pak do të nis seanca.
I pari që ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës është kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, pretendenti për kryeministër të Kosovës.
Pas tij, në Kuvend kanë mbërritur edhe Jahja Koka, deputeti më i vjetër dhe Fjolla Ujkani deputetja më e re, të dy nga Vetëvendosja.Seanca konstituive pritet të nisë në orën 15:00.
Në seancën e sotme konstituive deputetët e rinj do të betohen, ndërsa parashihet edhe zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës. Kryetarin e propozon partia fituese që në këtë rast është Lëvizja Vetëvendosje.