Në mëngjesin e sotëm Avdullah Hoti dhe Armend Zemaj kanë vizituar Klinikën Infektive të QKUK-së transmeton GazetaFlash24.

Për gjendjen e tanishme epidemiologjike ka folur edhe infektologu Salih Ahmeti i cili ka deklaruar se kjo fazë e pandemisë që ka përfshirë tërë botën, është më e rënda dhe ka theksuar se nuk është befasi nëse skenarët e menaxhimit bëhet m më të ashpër ditët e ardhshme

“Biseduam për fazën, që unë mendoj është fazë  e pritshme dhe më e rënda që mund jetë në menaxhimin e pandemisë, përveç faktit se jemi në një fazë ku përvec virusit COVID-19 mund të kemi edhe shtesë virusin sezonal që na e vështirësojnë menaxhimin. Ne i biseduam në mënyrë të qetë të gjitha problemet rreth menaxhimit në mënyrë që asgjë të mos na duket befasi, duke llogaritur edhe skenarët më të ashpër të mundshëm ditët e ardhshme. Besoj që përkundër cfarëdo situatë që mund të ndodh të jemi të gatshëm të iu ofrojmë ndihmën profesionale dhe menaxheriale”, ka deklaruar Ahmeti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu