Qeveria Hoti duket se i ka ditët e numëruara. Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi sot në një konferencë ka akuzuar partnerin qeverisës, Listën Serbe.

Gashi ka thënë ndër të tjera se Lista Serbe po sillet si opozitë dhe i ka ftuar ata që të marrin pjesë në seancat e Kuvendit.

Indeksonline ka kontaktuar Igor Simicin nga Lista Serbe i cili i ka dhënë “goditjen” e radhës Qeverisë Hoti.

Për Indeksonline, Simic ka thënë se Qeveria nuk po respekton marrëveshjen e koalicionit, dhe për këtë arsye me shumë gjasa do ta rrëzojnë Qeverinë Hoti.

“Lista Serbe, përkatësisht deputetët, nuk morën pjesë në punën e kuvendit sot dhe nuk do të marrin pjesë as në të ardhmen sepse nuk po respektohet marrëveshja e koalicionit të cilën e kemi të nënshkruar. Ne kemi treguar në mënyrë të përsëritur dhe me konstruktivitet angazhimin tonë për të vepruar në përputhje me interesat e të gjithë qytetarëve.

Ne jemi pro interesit të qytetarëve, jemi pro zhvillimit ekonomik, dhe pro luftës ndaj pandemisë. Por, paraprakisht duhet të respektohemi si partner qeverisës. Ne e kemi marrëveshjen e nënshkruar në tavolinë dhe kërkojmë që e njëjta të respektohet. Për shkak të qëndrimeve ndaj Listës Serbe ne jemi duke menduar seriozisht largimin nga Qeveria” ka thënë Simiq për indeksonline

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu