Ish deputeti i Vetëvendosjes, tash zyrtar i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas raportit të ekspertizës zvicerane në lidhje me Astrit Deharin, në të cilin raport thuhet që Astriti mund të jetë vrarë në burg.

Molliqaj në mes tjerash ka kërkuar që kjo qështje të hetohet me urgjencë transmeton GazetaFlash24.net/

Postimi i plotë:

Rasti i Astritit është kthyer në kërkesë universale për drejtësi.

Sistemi i drejtësisë, ne rastin e Astritit u shpërfaq në më të keqen e tij, duke mos ndërmarrur hapa as në ndëshkimin e përgjegjësve, as në trajtimin e duhur të provave. Deklaratat kundërthënëse të instancave përgjegjëse kanë penguar hetimin, në vend se ta ndihmonin atë.

Edhe sot, pas raportit të institutit zviceran, ne kërkojmë që kjo çështje të trajtohet me urgjencë. Një gjë e papranueshme është që humbja e Astritit të mbetet e mjegulluar. Rasti duhet të ekzaminohet deri në hollësinë e fundit!

Hetimet duhet të vazhdojne deri në fund, deri në zbardhjen e plotë të rastit.

drejtësipërAstritin

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu