Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka mbledhur Grupin Parlamentar në një mbledhje urgjente.

Siç merr vesh Gazeta Online “Reporteri.net”, në mbledhje pritet të diskutohet lidhur me pozitën e presidentit si dhe për Pakon për Rimëkëmbje Ekonomike.

Burime të Reporterit kanë bërë të ditur se është Partia Demokratike e Kosovës e cila ka dhënë sinjale pozitive për kalimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Qeveria e cila udhëhiqet nga LDK-ja, që nga marrja e pushtetit nuk ka arritur që të sigurojë votat e nevojshme për kalimin e Rimëkëmbjes Ekonomike.

Kjo mbledhje e LDK-së vjen një ditë pas rezultatit në zgjedhjet në Podujevë, ku kandidati i kësaj partie për kryetar të komunës, Nexhmi Rudari është radhitur i dyti, duke e humbur për herë të parë pushtetin e Lidhjes Demokratike në këtë komunë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu