Granit Xhaka nuk po kalon një periudhë të dëshirueshme në skuadrën e Arsenal shkruan GazetaFlash24.

Kjo për arsye të formës jo të mirë tij, e shoqëruar njëkohësisht me pakënaqësite e tifozëve ndaj tij, e më së miri kjo u vrejt në fundjavë kur po zhvillohej ndeshja Arsenal- Crystal Palace, në momentin që Unai Emery vendosi që ta largojë Kosovarin me pasaportë Zvicrane nga loja , shpërthyen fishkëllimat dhe pakënaqësitë e tifozëve drejtuar kapitenit të skuadrës.

Xhaka bëri disa veprime të ngutshme dhe ndoshta të pamatura duke hequr edhe bluzën e skuadrës, derisa trajneri ka deklaruar se edhe mund ti hiqet shiriti i kapitenit pas atyre veprimeve të cilat nuk i kanë pëlqyer aspak teknikut Spanjoll.

Veprimi tjetër që tregon që Xhaka mund të largohet shumë shpejt nga Arsenali është edhe heqja e shkrimit “Arsenal”në instagram që futbollisti e kishte para kesaj ndeshje.

Mbetet të shihet se si do të përfundojë e gjithë kjo rrëmujë që u shkaktua./GazetaFlash24.net/

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu