Gjatë një deklarate për mediat, ku ishte duke bërë bilancin e humbjeve, të shpëtuarëve dhe dëmeve materiale që ka shkaktuar tërmeti i djeshëm, kryesisht në zonën e Durësit, më në fund kryeminstri Rama ka njoftuar se do tw shpallet gjendja e jashtëzakonshme.

Në fakt kjo do të jetë një gjendje e pjesshme e jashtëzakonshme, pra vetëm për zonën e Durrësit dhe Tiranës. Kreu i qeverisë u shpreh:

“Ne sot do të shpallim gjendjen e jashtëzakonshme, bazuar në Kushtetutën dhe legjislacionin përkatës. Nisur nga natyra e problematikës dhe perimetri i situatës do të jetë një gjendje e jashtëzakonshme në perimetrin e dy rajoneve që janë prekur drejpërdrejtë dhe ku plagët janë të hapura, në qarkun e Tiranës dhe Durrësit.”

Ndryshe kjo njihet se gjendja e emergjencës civile e pjesshme dhe për zonat ku është aktivizuar, do të thotë që rikuperimi i stuatës nuk do të jetë në dorën e bashkive të qarqeve, por përgjegjësia do t’i kalojë ministrisë së Infrastrukturës e Energjisë, së Mbrojtjes, të Shendetësisë etj.

Hapi i parë sipas kryeministrit është nisja e punës nga ministria e Turizmit dhe Mjedisit, për të krijuar një infrastrukturë të posaçme për strehimin e familjeve të prekura nga tërmeti. /Blitz.al/

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu