Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar se në vendin tonë janë 51 të prekur nga koronavirusim pas 563 testimeve të bëra.

Testet për koronavirus i kanë bërë edhe dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe një fëmijë 13 vjeçar, sipas një dokumenti të siguruar nga Neës24.

Rreth 30% e testeve të kryera janë nga personeli shëndetësor, të cilët janë çdo ditë në rrezikun e infektimit nga pacientët e prekur.

Ky duket një fakt shqetësues, pasi nga momenti i kryerjes së testit dhe daljes së rezultatit, mjekët dhe infermierët duhet të qëndrojnë në izolim, dhe kjo nuk është aspak e favorshme për situatën në të cilën ndodhemi.

13 vjeçari që ka kryer testin për koronavirus ka rezultuar pozitiv, ndërsa testet e dy deputetëve kanë rezultuar negative.

I pari që ka kryer këtë test ka qenë një 18 vjeçar, i cili ka rezultuar negativ në testin e kryer më 30 janar 2020.

Testet e para pozitive dolën në 8 mars, pasi nga 4 teste, 3 rezultuan pozitivë.

Në 11 mars është kryer edhe numri më i madh i testeve, ku nga 143 teste të kryera, 12 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Në 12 mars janë testuar 93 perosna, nga të cilët 5 kanë dalë pozitiv me virusin.

Në 13 mars janë kryer 65 teste, me 4 të infektuar nga koronavirusi.

5 raste pozitive kanë dalë nga 51 testet e kryera në datën 14.

Në 15 mars kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 4 perosna, nga 27 teste të kryera.

Të dhënat nga ISHP po ruhen në një format që përfshinë të dhëna si kodin e kodi i personit që i nënshtrohet testit, emër e mbiemër, datën e testimit, rezultatin, njësinë vendore të kujdesit shëndetësor, kontaktet që ka patur si edhe moshën.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu