Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 93 fletëparaqitje për mos respektim të masave anti-COVID.

Sipas zëdhënësit Ismet Hashani, këto gjoba janë shqiptuar në shtatë komunat e rajonit të Gjilanit.

“Në raste të veçanta Policia e Kosovës po ashtu ka asistuar inspektorët sanitar Komunal, në kontrolle të lokaleve hoteliere të cilat janë takuar duke mos i përmbush masat antiCOVID-19 të kërkuara nga ana e Qeverisë së Kosovës . Policia e Kosovës i thërret dhe apelon te qytetarët që ti respektojnë me përpikëri masat e ndërmarra nga ana e Qeverisë, ne dhe të gjitha institucionet e shtetit e kemi vetëm një qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve tanë, në të kundërtën moszbatimi i këtyre masave do të ketë konsekuenca ligjore”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e Policisë./ Sinjali/

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu