Nëntë persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, mbi dyshimin për veprën penale krime kibernetike, mashtrim ndaj qytetarëve të shteteve të ndryshme të Europës.

Burime brenda institucioneve të Sigurisë në vend, për Klan Kosovën bëjnë me dije ekskluzivisht se në këtë aksion për arrestimin e të dyshuarve u përfshinë rreth 140 policë.

Të arrestuarit, janë të gjithë shqiptarë.Gjithashtu vlera e dëmit të shkaktuar është miliona Euro.Mësohet se aksioni u zhvillua në 13 lokacione të ndryshme përfshirë Prishtinën, Fushë Kosovën.E gjithë kjo u realizua pas shkëmbimeve të informacioneve me autoritetet nga Gjermania, dhe hetimeve disamujore.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu