Dy persona, një burrë dhe një grua kanë humbur jetën në një aksident tek zona e ”Xhamllikut” në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Xhanfize Keko’.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se dy kalimtarët janë përfshirë në aksidentin mes dy makinave, të cilat janë përplasur në rrugën ‘Xhanfize Keko’.

Po ashtu janë plagosur edhe dy shoferët e makinave, E.L, dhe E.M, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën por janë shoqëruar në komisariat.

Ndërkohë Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet e aksidentit me dy viktima pasditen e sotme në Tiranë. Por dyshohet paraprakisht se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë e makinave.

Tiranë/ Informacion Paraprak

Rreth orës 15:15 në rrugën “Xhanfize Keko” automjeti me drejtues E. L, është përplasur me automjetin me drejtues E. M.

lg.php.gif

Si pasojë e përplasjes janë përshirë në aksident dhe dy këmbësor të cilët kanë ndërruar jetë në vendngjarje.

Dy drejtuesët e automjeteve E. L dhe E. M janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e dy shtetasve që ndërruan jete

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu