Presidenti Trump deklaroi se kishte mësuar që kurdët nuk kishin ndihmuar ShBA-të në Luftën e Dytë Botërore nga një artikull “shumë shumë i fuqishëm”.Presidenti amerikan Donald Trump ka mbrojtur sot vendimin e tij për t’u tërhequr nga Siria duke refuzuar të pranojë edhe kritikat e bëra se SHBA po braktis kurdët.

“Kemi dhënë ndihma të jashtëzakonshme ndaj tyre, në armë, municione dhe para”, tha ndër të tjera Trump.Me teza izolacionist e në dukje, presidenti amerikan ka deklaruar se politika e tij e tërheqjes së SHBA nga fronte të shumta është e duhura dhe ajo po gjen mbështetje në Amerikë. Sipas tij luftërat që vazhdojnë prej qindra vjetësh me një urrejtje irraconale nuk i përkasin Amerikës.

Trump po bën përherë e më të qartë se ai nuk do të autorizojë ndonjë ndërhyrje ushatarake brenda mandatit të tij të parë, duke u sjellë si një biznesmen që te çdo politikë sheh edhe fitimin përpara se të bëjë shoun e politikanit.

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu