Parlamenti Evropian ka miratuar këtë të enjte rezolutën për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në favor të rezolutës ku kërkohet hapje e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, kanë 412 eurodeputetë nga 578 të pranishëm.

Në rezolutën e votuar këtë të enjte nga PE thuhet se Komisioni Europian ka rekomanduar hapjen e negociatave për këto dy vende dhe se bllokimi i këtij procesi do të sjellë destabilitet në të gjithë rajonin.

Ndërkohë në rezolutë përmenden reformat që kanë ndërmarrë të dy vendet, si reforma në drejtësi në Shqipëri dhe marrëveshja e Prespës mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu