Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu, ka vizituar sot zyrtarët e KQZ-së, të cilët vazhdojnë të jenë të shtrirë në Klinikën Infektive pas reaksioneve alergjike që patën nga hapja e disa zarfeve me vota të cilët po numëroheshin.

Ramadani me këtë rast deklaroi se kishte vizituar pacientët dhe sipas tij ata janë tashmë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Qysh në fillim është bërë pranimi i tyre dhe është organizuar aspekti shëndetësore që të trajtohen sa më mirë dhe të gjithë profilet e mjekëve kanë vizatuar ata në mënyrë që rezultatet të jenë më të mirë”, tha ai.

Kurse Drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj-Berisha, deklaroi se që nga fillimi pacientët patën kruarje duarsh, disa mundime e vjellje, por edhe skuqje të fytyrës.

“Për shkak të mundësisë së ndonjë infeksioni është dashur të pranohen në Klinikën Infektive, por që tashmë janë marrë rezultatet e analizave dhe gjendja e tyre është e mirë. Në klinikë gjenden 12 pacientë të cilët nuk kanë ankesa dhe prej rezultateve është konfirmuar se nuk ka infeksion alergjik. Pra përjashtohet mundësia se është në pyetje ndonjë sëmundje infektive apo ngjitëse. Dje ishin 11 pacientë, kurse rreth orës 14:00 ka ardhur edhe një rast tjetër që ka qenë me ankesa të njëjta, por edhe gjendja shëndetësore e kësaj paciente është e mirë”, deklaroi doktoresha, transmeton Indeksonline.

E njëjta theksoi se të gjitha analizat laboratorike janë analizuar kurse strishat e marra sot gjithashtu përjashtojnë mundësinë e ndonjë sëmundje ngjitëse.

“Gjendja shëndetësore e të gjithëve është mirë, por mendojmë se është mirë të observohen së paku e dhe 24 orë dhe t’u ofrohet kujdesi i duhur shëndetësorë. Ne si Klinikë Infektive qëllim kemi të përjashtohen agjentët infektiv”, përfundoi ajo.

Naser Ramadani, drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike deklaroi para mediave se nga e diela janë dërguar mostrat për analiza laboratorike për të konfirmuar apo jo sindromën infeksionoze.

“Këto analiza kanë ardhur dhe kanë rezultate të gjitha negative, nuk ka infeksion dhe pritet që në bazë të gjendjes së tyre të lirohen. Analizat tjera jashtë shëndetësisë që kanë të bëjnë me burimin e kontaminimit janë çështje e autoriteteve. Në bazë të rezultateve laboratorike kemi konfirmuar se nuk ka sëmundje ngjitëse. Pacientët kanë qëndruar me të drejtë në Klinikë për t’u kujdesur nga mundësitë e infeksionit”, tha ai./Indeksonline/

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu