Java e ardhshme do të sjellë rënie drastike të temperaturave në vendin tonë.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak paralajmëron rënien e temperaturave, dhe ngrirjen e rrugëve në pjesën më të madhe të vendit.

Parashikimi:
Java e ardhshme, do të dominohet nga mot i kthjellët me vranësira kalimtare. Përgjatë luginave, do të shfaqet mjegulla lokale në orët e mëngjesit e të mbrëmjes.

Era, përgjithësisht do të ketë drejtim nga verilindja. Përkohësisht gjatë këtyre ditëve, do të fitojë shpejtësi. Zonat me erë më të fortë do të jenë ato bregdetare, lugina e Drinit dhe alpet.

Ndikimi i masave të ftohta, verilindore do të sjellë rënie temperaturash si në tabelë si dhe ngrica në rrugë në një pjesë të madhe të vendit. Ju urojmë një javë të bukur!

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu