Republika e Kosovës në Indeksin Global të Terrorizmit është renditur në vendin e 135 si ndër vendet më të sigurta në botë ku ndikimi i terrorizmit është minimal.

Kjo është bërë publike në edicionin e tetë të Indeksit Global të Terrorizmit (GTI) të Instituti për Ekonomi dhe Paqe.

Raporti i Indeksit Global të Terrorizmit është hartuar duke përdorur të dhëna nga baza e të dhënave globale të terrorizmit (GTD) dhe burime të tjera.

Ky raport ofron një përmbledhje të tendencave dhe modeleve kryesore globale në terrorizëm gjatë 50 viteve të fundit, duke vendosur një theks të veçantë tek tendencat gjatë dekadës së kaluar.

Të dhënat janë mbledhur dhe përpiluar nga Konsorciumi Kombëtar për Studimin e Terrorizmit dhe Përgjigjet ndaj Terrorizmit (START) në Universitetin e Maryland ne SHBA.

Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftimin e gjitha formave të ekstremizmit dhe terrorizmit, si dhe të jetë partnere e barabartë në koalicionin global në luftën kundër terrorizmit.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu