Raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian, Tanja Fayon, ka marrë edhe një mandat për të vazhduar negociatat me Bashkimin Evropian për liberalizimin e vizave për kosovarët.

“Falemnderit për përkrahjen e madhe në Parlamentin Evropian. Sapo mora edhe një mandat si eurodeputete nga Sllovenia për të vazhduar negociatat me qeveritë e Bashkimit Evropian për reformat në Shengen, mekanizmat financiarë për zgjerimin e BE’së fdhe për heqjen e vizave për Kosovën”, ka shkruar Fajon në Tëitter.

Fajon është rizgjedhur deputet në Parlamentin Evropian në zgjedhjet e majit të këtij viti.

Ajo edhe në mandatin e parë ka raportuar për rreth cështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën. /

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu