Edon Zhegrova ka qenë vendimtar për FC Baselin, në barazimin ndaj Neuchatel Xamaxit.
Ylli i Kombëtares së Kosovës duket në formë në prag të ndeshjeve të nëntorit kundër Çekisë e Anglisë, transmeton Insporti
Përballë Neuchatel Xamaxit, në kuadër të xhiros së 13-të të Superligës zvicerane, Zhegrova dhuroi asistim fenomenal te Kemal Ademi që e shënoi golin e barazimit.
Me këtë barazim 1:1 edhe u mbyll kjo ndeshje.
Zhegrova pas ndeshjes ka marrë vlerësimin më të lartë se secili futbollist në këtë takim.
Anësori kosovar, që u fut në lojë në minutën e 17-të, përveç asistimit tregoi paraqitje të mirë gjatë gjithë ndeshjes, ku pati 86 prekje gjithsej derisa 44 pasime të tij ishin të sakta (86% nga të gjitha pasimet).
Ai në faqen e statistikave, SofaScore, ka marrë vlerësimin më të lartë nga kjo ndeshje, 8.7.
Ndërkaq, pas tij më së miri u vlerësuan Fabian Frei, golashënuesi Ademi e kapiteni, Taulant Xhaka.
Më poshtë keni edhe notat e lojtarëve. /
