Mbretëria e Bashkuar është bërë shteti i parë europian që ka tejkaluar shifrën e 50 mijë viktimave nga COVID-19, sipas  të dhënave më të fundit.

Vendi regjistroi dhe 595 viktima në një ditë gjatë së mërkurës, shifra më e lartë që prej prillit, duke e çuar numrin total të vdekjeve në 50.365, ndërsa mbi 22 mijë persona kanë rezultuar pozitiv.

Anglia ka vendosur një sërë masash të reja, si mbyllja e dyqan eve jo thelbësore përfshi baret dhe restorantet, me synim frenimin e përhapjes së virusit.

Nga ana tjetër, shkollat janë lejuar të qëndrojnë të hapur ashtu si në shumë vende të tjera europiane.

“Virusi po përhapet me më shumë shpejtësi nga sa e kishin parashikuar këshilltarët tanë shkencorë”,  tha kryeministri Boris Johnson teksa prezantoi masat e reja më 31 tetor.

Qytetarëve i është kërkuar të shmangin kontaktet fizike për të frenuar përhapjen e virusit. 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu