Pas vonesave në krijimin e Qeverisë nga dy partitë fituese, konkretisht pas partisë fituese Lëvizjes Vetëvendosje e cila nuk po arrinë assesi të lidh një marrëveshje me LDK-në, tash po flitet edhe për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

E këto zgjedhje sipas shumë zërave pritet që të mbahen në pranverë, pra pas votimit të buxhetit që Kosova mos të kaloj në një kolaps edhe më të thellë.

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat për Kosovë, Gazmend Islami, i cili ishte edhe kandidat për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, thotë se, i gjithë problemi filloj në momenti kur LDK-ja këmbënguli në kërkesën e saj që të ketë edhe presidentin e vendit dhe kjo ngatërroi gjithë atë çka ishte krijuar.

Image

Gazmend IslamiFOTO GALERI

Sipas tij, edhe mesazhi i fundit nga Albin Kurti përmes video incizimit tregoi më së miri që Vetëvendosje ka ndarë mendjen që të shkohet në zgjedhje të reja.

“Ishte një mesazh parapërgatitor për të treguar se në bëmë çka mundëm por subjekti tjetër nuk ishte i gatshëm për të bashkqeverisur bashkë për të mirën e qytetarëve dhe zgjedhja e kryeparlamentarit në mënyrë të paanshme nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje, është vetëm një shtytje edhe më e madhe që të shkohet drejt zgjedhjeve”, thotë Islami për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, do të bëhet vetëm miratimi i buxhetit, që shteti mos të shkoj në kolaps të ri dhe gjasat për një koalicion të mundshëm është i barabartë me zero.

“Mirëpo këtë amulli politike do ta shfrytëzoj më së miri presidenti i vendit dhe Kadri Veseli të cilët do të paraqiten para qytetarëve si opsioni i asaj që të dy partitë të cilave ju iu dhatë mundësin që të qeverisin nuk deshën të bashkohen për shkak se ata e panë më shumë pushtetin sesa shtetin”, thotë Islami.

Ai tutje shprehet se, do të kemi një zhbllokim të situatës edhe nëse shkohet në zgjedhje gjërat vetëm sa do të ngatërrohen edhe më shumë.

“Kështu që unë kisha dashur që të dy partitë të merren vesh përpara se të shkojmë në zgjedhje në mënyrë që të parandalojmë skenarët e këqija të cilat mund të vijnë nga z. Thaçi dhe Kadri Veseli që dy partitë tash që i fituan zgjedhjet të mbesin në opozitë në zgjedhjet e ardhshme”, përfundon Gazmend Islami.

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu