Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci ka shkruar se LDK dhe VV duhet të merren vesh që ndarjen e ministrive ta bëjnë me short si në kampionatet e futbollit, shkruan Gazeta Express.

Ai ka shkruar që LDK të marr shtatë ministri dhe VV pesë.

“Një ministri ma shumë logjikisht i takon LDK -së per arsye se VV e ka postin kryesor te shtetit dhe nga 12 ministritë 5 t’i merr VV dhe 7 t’i merr LDK e ndarja e ministrive tjera të bëhet me short .Të shkruhen emrat e ministrive në letër prej 1 deri ne 12 dhe te hidhen mbi tavolinë e zgjedhja te bëhet me short si në kampionatet e futbollit”, ka shkruar Geci në Facebook.

Geci ka shkruar tutje se dy ministri t’i takojnë minoreteve që do të thotë 14 ministri gjithsej.

“Dy ministri le ti marrin minoritetet në bazë te Kushtetutës dhe qeveria ti ketë tërësisht 14 ministri duke ia shtuar 2 ministri minoriteteve. Ndërsa postet tjera ti ndajnë 50 % me 50% dhe kjo do të ishte formula ma e mire për marrëveshje pa zhurmë të madhe”, ka shkruar ish-deputeti i LDK-së.

Gani Geci pasluftës ishte pjesë e LDK’së. Më 2006 kur ishte ndarë LDK kishte kaluar në LDD për t’u kthyer prapë në Partinë e themeluar nga Ibrahim Rugova. Geci është vrasës i dyfishtë. Një vrasje e ka kryer në luftë ndërsa një pasluftës për të cilën ka mbajtur edhe disa vite burgim. Në zgjedhjet e fundit vajza e Gani Gecit është renditur gruaja më e votuar në LDK pas Vjosa Osmanit.

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu