Inspektorati Policor i Kosovovës (IPK) ka dhënë detaje të tjera rreth vrasjes së qytetarit në Gjilan nga polici .

“Hetuesit e IPK-së kanë vazhduar të ndërmarrin veprime hetimore në koordinim me prokurorin kujdestar në vendin e ngjarjes.

Bazuar në hetimet preliminare, dyshohet se personi i dyshuar V.H (pjesëtar i Policisë së Kosovës nga Njësiti për mbrojtje të afërt), pas një mosmarrëveshje lidhur me një aksident ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës’, bën të ditur IPK.

Si pjesë e procedurës hetimore IPK ka konfiskuar një armë GLOCK 9×19 që dyshohet se është përdorur nga i dyshuari në këtë rast dhe një karikator.
Në veturën e të dyshuarit (zyrtarit policor) janë gjetur dhe konfiskuar edhe dy revole të llojit Bereta.

Hetuesit e IPK-së në bashkëpunim me njësitin rajonal të hetimeve kanë zbatuar edhe një urdhëresë për bastisje në fshatin Malishevë të Gjilanit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit.

Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë incident do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës.

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu