Masat e ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit do të mbesin prezent gjatë gjithë kësaj periudhe të parashikimit.

Si pasojë e prezencës së këtyre masave mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat ditën e hënë dhe të mërkurë, vende-vende do të shoqërohen me fjolla të dobëta bore.


Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -8 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale të ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu