Gjatë ditës së nesërme fushat e presionit të ulët do të zhvendosen në juglindje të rajonit, e ndërkohë mbi vendin tonë reshjet do të pushojnë, e rryma të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të sjellin rritje të lehtë të temperaturave.

Mirëpo, ditën e enjte nga Atlantiku përgjatë Italisë, sërish pritet të depërtojë një turbullirë që do të sjell kushte për reshje lokale shiu dhe bubullima.

Nga dita e premte dhe në fundjavë, fusha të presionit të lartë do të shtrihen mbi rajon, ku do të kushtëzojnë përmirësim të motit, me kthjellime, derisa temperaturat do të shënojnë rritje të ndjeshme edhe mbi vlera mesatare.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu