Në dy ditët e ardhshme në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me reshje shiu, ndërsa në vise malore me lartësi mbi 1200m reshjet e shiut do të shoqërohen me fjolla bore, shkruan Gazeta Sinjali.

Në fushat termike parashihet të ketë ndryshime të vogla, duke mbetur në amplituda afërsisht të njëjta me ditët paraprake, por që në fushat barike parashihet të ketë rritje graduale.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius. ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-7m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu