Shaqir Shala, nga fshati Loxhë e komunë së Pejës, ndonëse ka pasur probleme shëndetësore me zemër dhe ka shkuar në Spitalin Amerikan për një kontroll mjekësore duke i besuar më shumë se atyre shtetëror, aty i ka ndodhur diçka e pazakontë dhe pa pasur nevojë.

Sasho Josimovski është kardiologu i cili ka dhënë aprovimin për vendosjen e një elektrostimulues permanent të zemrës dhe dy stentave koronare tek pacienti kosovar Shaqir Shala.

Josimovski punon në Spitalin Amerikan. Emri i tij figuron edhe tek lista e stafit mjekësor, por pas një informacion tjetër rreth tij.

Megjithatë pacienti kishte vendosur stentat dhe eketrostimuluesin pas kontrolleve që i kishte bërë tek ky mjek në Spitalin Amerikan.

Pas dy ditësh pacienti ka shkruar në QKUK dhe ka kërkuar një mendim profesional rreth këtij problemi.

Pas një kërkese për mendim lidhur me këtë pacient dhe pas kontrollit të dosjes – del se stentat dhe eketrostimuluesi janë vendosur pa nevojë.

Rreth këtij rasti ka reaguar Tefik Bekteshi, drejtori i Klinikës së Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive, shkruan Insajderi.

Bekteshi ka nisur një shkresë për Prokurorinë, Odën e Mjekëve të Kosovcës dhe Inspektoratin e Shëndetësisë, përmes së cilës ka denoncuar shkeljet e supozuara.

“Mendojmë se çdo profesionist dhe institucion shëndetësor, dëtyrë parësore ka kryerjen e punës së vet sipas parimeve etike dhe profesionale ekzistuese. Besojmë se në trajtimin e z. Sh.Sh janë thyer këto parime”, thuhet në letër, shkruan Insajderi

“Prandaj për hir të pacientëve të tjerë në të ardhmën, etikës dhe profesionit, ndihemi të obliguar të denocojmë shkeljen e supozuar të vendosjes së elektrostimuluesit permanent të zemrës pa kritere të qarta, të angiografisë koronare kontrolluese të panevojshme, si dhe vendosjen e dy stentave koronare ta panevojshme”, vazhdon denoncimi.

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu