Një efektiv policie i forcave të FNSH-së në Shkodër është ekzekutuar me armë zjarri mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Milot, në zonën e Gajushit.

Xhulio Prela,26 vjeç, ka qenë duke lëvizur me makinë në momentin që është ekzekutuar me armë zjarri rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm.

Pas ekzekutimit të Prelës, makina tip “Volkëagen” ka dalë jashtë rruge duke përfunduar në një parcelë aty pranë.

Për ngjarjen policia është njoftuar se një makinë kishte dalë nga rruga, por në momentin e mbërritje panë se Prela ishte i ekzekutuar më armë zjarri.

Xhulio Prela ishte duke u kthyer nga Aeroporti i Rinasit, pasi kishte çuar atje disa të afërm, kur është ekzekutuar në aksin rrugor Milot-Lezhë.

26-vjeçari është ekzekutuar nga një automjet tjetër, ku burime për Report Tv thonë se policia e ka identifikuar dhe po punon për kapjen e autorëve.

Gjatë kontrollit të hetuesve në vendin e ngjarjes janë zbuluar 3 gëzhoja armë zjarri. Prela nuk njihej si problematik, dyshohet se vrasja ka ndodhur për shkak të detyrës.

Xhulio Prela ishte me origjinë nga Puka, banonte në Rrilë dhe ishte student në Akademinë e Policisë Tiranë në vitin e 3-të.

Prela ka punuar dy vite në Komisariatin e Policisë Lezhë, ndërsa prej një viti ishte transferuar në FNSH-në Shkodër!

Trupi i viktimës është dërguar në morgun e spitalit të Lezhës, ndërsa policia ka ngritur një grup i posaçëm hetimor me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Gjithashtu FNSH Shkodër dhe forcat speciale RENEA, kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu