Aktori, Armend Smajli, ka njoftuar se personi që humbi jetën sot duke rregulluar ndriçimin në një skenë teatrale në Prishtinë, ishte menaxheri i skenës dhe dritave në Teatrin “Oda”, Ukshin Krasniqi.

Sot rreth orës 14:20 Policia ka pranuar një informatë se një person, mashkull, rreth 40 vjeç, deri sa ka qenë duke rregulluar ndriçimin në një skenë teatrale ka rënë nga një lartësi prej 5- 6 metrash.

Lajmin për Metron e kishte konfirmuar edhe Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës.

Ajo tha se për Për pasojë i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe nga ekipi i mjekëve emergjent është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. Ndërkaq rreth orës 16:00, i ndjeri ka vdekur në QKUK.

Ndërkaq aktori, Armend Smajli me anë të një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se personi në fjalë është Ukshin Krasniqi, menaxher i skenës dhe dritave në teatrin “Oda”.

“Ukë, me pikllove shume sot. Teper shume! Ishe, dhe do t’mbetesh nder njerëzit me fisnik qe njoha. Ishe dhe do t’mbetesh nder punëtoret me shembullor qe njoha. Ishe shtylle e Teatrit Oda, ku i beje te gjitha, vetëm”, ka shkruar ai.

Më poshtë postim i i plotë i tij.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu