Në një emision serb po bëhet thirrje publike për të dëshmuar kundër UÇK-së.

Zyrtari i SPS-së (Partia e Ivica Daçiq), Zoran Angjelkoviq, ka ftuar serbët e Kosovës dhe të Serbisë që të dëshmojnë masivisht kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“I ftoj krejt familjet, minatorët nga Bellaçevci, miqtë dhe familjarët e tyre që të shkruajnë nga një deklaratë. Nëse nuk dëshirojnë t’ia japin organeve të rendit le t’ia japin Qendrës për Paqe dhe Tolerancë (OJQ serbe në Kosovë) dhe ne do të gjejmë mënyrë t’ia dërgojmë Prokurorisë Speciale. Le t’i dorëzojnë deklaratat ose organeve tona ose Qendrës për Paqe dhe Tolerancë dhe ne merremi me ato”, ka thënë ai në emisionin “Novo Jutro”.

Në këtë emision ishte i ftuar edhe Millosh Gariq kryeredaktor i portalit serb propagandues në Kosovë “kosovo-online.com” ku veç tjerash deklaroi:

“Në Serbi është krijuar mundësia, kjo është bërë e ditur para disa ditësh, të gjithë që kanë prova që janë dëmtuar në çfarëdo mënyre mund të marrin pjesë në seancë gjyqësore. Duhet t’i qesim këto në publik dhe t’i shtyjmë sa më shumë që mundemi”./Gazeta Sinjali/


Shpërnd

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu