Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të premtën që lamë pas në Obiliq.Saktësisht me datën 04.12.2020 në orën 11:30 dy persona, një femër dhe një mashkull, pa pëlqimin e viktimës, ia kanë marrë vajzën 3 vjeçare dhe kanë tentuar që të udhëtojnë jashtë Kosovës.

Burime të IndeksOnline mëson detaje rreth kësaj ngjarjeje, e cila është duke u hetuar nga organet kompetente.Mësohet se viktima është një grua e komunitetit rom, e cila jeton në fshatin Plemetin të Obiliqit, të cilës i kishte vdekur bashkëshorti.

Ndërsa, çifti që tentoi t’ia grabiste vajzën, janë pikërisht prindërit e burrit të saj të ndjerë.Madje, gjyshërit morën një taxi, me targa të Serbisë, përmes së cilit tentuan të iknin.Por, plani i tyre, dështoi pikërisht në pikën kufitare Jarinje. Shoferi që drejtonte veturën, është ndaluar nga policia, të cilët kanë vërejtur se çifti, s’ka autorizim e as kujdestari për fëmijën, ku edhe kanë nisur procedurat.

Të dyshuarit më pas dhe viktima janë shoqëruar në stacionin e Obiliqit, ku janë intervistuar. Me vendim të prokurorit fëmijë i është kthyer nënës dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu