U bë i njohur në ditën kur u nënshkrua lista për barnat esenciale nga Ministria e Shëndetësisë. Labinot Demi që ka ditë që ka marrë vëmendjen e mediave, ka sqaruar përmes një shkrimi në Facebook se pse iu drejtua kreut të PDK-së, Kadri Veselit duke e pyetur “Ku je kon ma herët”, shkruan Gazeta Express.

Demi ka shkruar se ditëve të fundit, diskutimi i tij me kreun e PDK-së, mori vëmendje të madhe.

Atë ditë ai thotë se kishte marrë pjesë në një aktivitet të MSH-së, pasi që është kryetar i Asociacionit të Personave që vuajnë nga Skleroza Multiple.

I njejti ka sqaruar se edhe vetë vuan nga kjo sëmundje.

“Në këtë aktivietet kam marrë pjesë në cilësinë e Kryetarit të Asociacionit të Personave që vuajnë nga Skleroza Multiple, meqë edhe vetë jam i prekur nga kjo sëmundje e rëndë. Për më shumë se dy vite asociacioni ynë ka avokuar që në listën e esenciale të barnave të përfshihen barnat bazike për më shumë se 500 persona të prekur nga kjo sëmundje në Kosovë. I prekur thellë nga rrëfimet e pacientëve që vuajnë nga kjo sëmundje, e veçanërisht nga fjala e 11 vjeçare, por edhe i ngarkuar emocionalisht, kam shfrytëzuar rastin ti falenderoj njerëzit të cilët kanë mbështetur kërkesat tona, për lehtësuar sadopak jetën e 500 familjeve”, ka thënë tutje.

Demi thotë se e ka falendëruar Veselin derisa lavdatat nuk i ka kursyer as për zyrtarët e tjerë, kjo shkaku i gjendjes emocionale.

Tutje, ai ka bërë të ditur se nuk është pjesë e subjekti politik dhe nuk e mbështet asnjë subjekt politik./GazetaExpress/

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu