Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës po vazhdojnë takimet e punës mes grupeve të posaçme. Në fillim të javës së ardhshme pritet të mbahet takimi i radhës.

Për të folur, për ecurinë e këtyre takimeve, gazeta “Bota sot”, ka kontaktuar prof. dr. Binak Maxharraj, i cili është njohës i zhvillimeve politike në vend.

Ai shprehet skeptik me ngecjet që po bëhen për certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit. Derisa deklaron se kjo lojë po bëhet rreth Nismës me insistimin e saj, por edhe më shumë më insistimin e kupolës së krimit në Kosovë të cilës nuk i konvenonin këto zgjedhje.

“Siç po shihet qendra e horrorit në Kosovë këto ditë është zhvendos, është përqendruar në KQZ. Aty është duke shkuar puna lëmsh, ka paqartësi të mëdha të cilat normalisht nuk do të duheshin të ndodhin. Por, dikush i ka futë duart në KQZ. Kjo tregon se edhe ky segment i rëndësishëm zgjedhor është i kapur, është zaptuar nga kupola e krimit të organizuar të cilëve nuk po ju konvenon rezultati, verdikti i popullit, por po donë edhe kësaj radhe të manipulojnë, të shtijën mish dhie në procesin zgjedhor në atë drejtim që dy partive fituese të zgjedhjeve LVV-së dhe LDK të ua ngjisin ndonjë bisht pas”.

“Krejt kjo bëhet në stilin jo duhet, jo nuk duhet të numërohen këto vota nga diaspora apo nga Serbia. Por, krejt kjo e ka qëllimin e vet i cili edhe u finalizuar me kutitë me helm të votuesve serb, që sinqerisht hala nuk doli dikush të thotë se nga erdhën këto kuti me helm nga Serbi apo ndoshta me porosi edhe nga Kosova. Krejt kjo lojë u bë rreth Nismës me insistimin e saj, por më shumë më insistimin e kupolës së krimit në Kosovë të cilës nuk i konvenonin këto zgjedhje. U soll puna siç u soll, me trampolina nga të gjitha anët në fund si duket i banë hesapet që Nisma ta kalojë pragun për hyrjen në Parlament, por jo nga dera kryesore, por nga “dera e pasme””, është shprehur Maxharraj.

Maxharraj konsideron se Qeveria e ardhshme nuk ka asnjë dilemë se do të formohet, dhe se në krye të saj do të jetë Albin Kurti, kryeministër ri.


“Numërimi i votave hala po vazhdon, sepse Kosovës me dy milion banorë i duhet me shumë kohë për numërim se sa Kinës me mbi një miliarda banorë e cila këtë proces e kryen për me pak kohë. Por, mendoj se procesi fatal, i trishtë i numërimit të votave po afrohet, por më plotë manipulime sipas porosive të “bosëve të mëdhenj” të skenës horror të politikës . Qeveria LVV dhe LDK do të formohet, deshi e nuk deshi ndokush nga kupola e krimit, por me bishtin e saj që u deshtë gjithë kjo kohë për t’ia ngjitë. Qeveria do të formohet diku në gjysmën e dytë të nëntorit. Se si do të formohet Qeveria nuk ka asnjë dilemë Albin Kurti do të jetë kryeministër ri”, konsideron Maxharraj.

Ai gjithashtu shprehet se Lëvizja Vetëvendosje është më e vendosur që me ardhjen e saj në Qeveri të ndryshojë diçka pozitive për vendin.

“Për këtë po e merr përkrahën për çdo ditë edhe të ndërkombëtareve. Është shumë mirë që të dy palët janë pajtuar për zvogëlimin e qeverisë në 12 ministri. Janë të mjaftueshëm për Kosovën e vogël. Se si do të ndahen këto ministri nuk është e imja të deklarohem, kjo është çështje e këtij koalicioni. Por, insistimi i LVV-së që të insiston për marrjen e Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Drejtësisë është plotësisht me vend dhe se në këtë LDK nuk duhet të reagojnë. Mendoj kështu sepse Vetëvendosje është më e vendosur që me ardhjen në Qeveri të ndryshojë diçka, e sidomos të ndryshoi diçka në këto dy ministri, më të zaptuarat nga kupola e krimit të organizuar, të cilat duhet patjetër që në këto dy ministri të vendoset rend e rregull, të vendoset drejtësi duke e zbatuar Vettingun deri në fund që këto dy ministri të pastrohen nga mbeturinat e kapësve të shtetit”, shprehet ai.

Mes tjerash ai thotë se qeveria e ardhshme duhet ta luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin.

“Mendoj së kjo Qeveri në krye me Albin Kurtin së bashku me një ekip me njerëz të rinj të LDK-së të vendosur fuqishëm të luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin do të ia arrijnë qëllimit, sepse për ketë e ka mandatin e popullit, e jo mandatin më ndihmën e horrave që ishin në pushtët deri me tani. Kjo qeveri do të zhvillojë një luftë dhe një punë të pakompromis në drejtim të luftimit të korrupsionit, në drejtim të zhvillimit ekonomik, në drejtim të krijimit të një imazhi më të mirë të Kosovës në botë të cilin ia humbi Hashim Thaçi me kompaninë e tij, i cili gati se e vendosi shtetin në buzë gërminës”, tha Maxharraj.

Ndërsa, nënvizon se ekzekutivi duhet të punojë gjithashtu edhe që t’i thuhet Serbisë të ndal përzierjes në Kosovë të cilën e kishte lejuar presidenti aktual.

“Kjo qeveri do të punojë shumë më shumë që t’i thuhet Serbisë të ndal përzierjes në Kosovë të cilën e kishte lejuar Hashim Thaçi duke i thënë se në këtë tokë jeton dhe vendos vetë populli i saj, se ky popull këtu është vetë zot shtëpie në drejtim që t’i thuhet Serbisë jashtë nga Kosova më të gjitha manipulimet që i ka bërë deri më tani me serbët e Kosovës, sepse për serbet e Kosovës kujdesimi vet duke ua dhënë të gjitha të drejtat që ju takojnë”, shprehet profesori Maxharraj.

Krejt në fund, Maxharraj shprehet duke besuar se qeveria në ardhje do të jetë më mira, më e afta në krahasim me qeveritë e mëparshme.

“Thellësisht dua të besoj se kjo Qeveri do të jetë një strumbullar i fuqishëm në drejtim të zhvillimit të Kosovës, se kjo qeveri do ta luftojë korrupsionin jo me fjalë si Kadri Veseli sepse korrupsionin mund ta luftojnë vetëm të pakorruptuarit, do ta luftojnë korrupsionin me vepra duke denoncuar të gjitha ata që e korruptuan këtë shtetin, e vodhën dhe e plaçkitën, por edhe duke mos lejuar asnjë fije korrupsion gjatë qeverisjes së saj, e cila besoj së do të jetë më mira, më e afta në krahasim me qeveritë e mëparshme që të gjitha të korruptuara”, ka përfunduar prof. dr. Binak Maxharraj.

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu