Haxhi Hoti, anëtar i Nismës Socialdemokrate ka kërkuar falje për deklaratën e tij skandaloze në të cilën përmendte mbytjen e mundshme të kryetarit të VV-së, Albin Kurti.

“Albin Kurti i ka dy rrugë, ose ta lëshoj Kosovën, ose t’i merret jeta”, theksonte Hoti përmes një postimi në Facebook.

Mirëpo, Hoti siç duket është i fiksuar pas liderit të VV-së, Albin Kurti.

Në një postim të mëhershëm të tij, ai kishte publikuar një fotografi nga një aktivitet kur kishte mbajtur fjalim në Rahovec.

Në të shkruante se Kurtin dhe disa njerëz tjerë, do t’i djegë në zgjedhjet e 6 tetorit.

Madje bënte thirrje për njerëzit, që nëse duan ta dijnë se çka është politika, të futen e të shohin në profilin e tij.

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu