“Keqpërdorimi i fatkeqësisë së familjes Dehari për interesa partiake nga Albini është më shumë se hipokrizi, është poshtërsi”, ka thënë Berisha.

Zafir Berisha nga Nisma Socialdemokrate ka akuzuar kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti se po e përdorë vdekjen e Astrit Deharit për interesa të partisë që ai drejton.

Ai në një postim në Facebook shkruan se hipokrizia e Albinit po qartësohet para opinionit.

Image

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Kontrasti i marshit për Astritin! Një nga folset e tubimit, sot në sheshin “Skenderbeu” të Prishtinës tha se “nuk duhet të amnestohen as nj erzit e politikës” fjala ishte për ata politikan që ishin në pushtet gjatë kohës kur ndodhi rasti me Astrit Deharin në burgun e Prizren. Njëri nga pjesmarsit e këti tubimi ishte edhe Albin Kurti që besoi se e dëgjoi këtë fjalim-revoltë tē arsyeshëm të folses në këtë tubim. Athua, Albinit i kujtohet se perveq Dhurata Hoxhës (PDK) ministre e Drejtësis, kryeministër ishte Isa Mustafa (LDK) e ministër i Punëve të Brendshme ishte Skender Hyseni (LDK)… Hipokrizia e Albinit besoi se po qartësohet para opinionit, keqpërdorimi i fatkeqësis së familjes Dehari për interesa partiake nga Albini është ma shumë se hiprokizi, është poshtërsi…! Poshtërsia bëhet edhe më e madhe kur Albini pa fije turpi pêrmend “regjimin” e asaj kohe, duke mos thën se në krye të atij regjimi ishte Isa Mustafa të cilit ka javë që po i gjynëzohet vetëm e vetëm që të bëhet kryeministër, pa çka se Isa Mustafa ishte në krye të “regjimit” kur vdiq Astriti dhe jo rrallë her vetë Albini “shkërmoqi” atëher duke thirrur “Isë,Isë argati Serbis”! Zafa

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu