Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka premtuar sot qytetarët se së shpejti në Kosovë do filloj vaksinimi me vaksinën anti-Covid, shkruan Gazeta Metro.

Zemaj i i cili ishte pranishëm sot në lansimin e kampanjës “Bashkë Kundër COVID-19”, gjatë fjalës së tij tha se përmes kësaj fushate dërgohen mesazhe të qarta për zbatim të masave anti-COVID dhe rritjen e nivelit të vetëdijes së qytetarëve për vaksinimin.

Zemaj pa përmendur data dhe muaj këtë herë, tha se së shpejti në Kosovë do nis vaksinimi i qytetarëve kundër kësaj pandemie.

LEXO EDHE: Ndryshon kategorizimi i komunave

“Lansimi i një fushate me mesazhe të qarta që bënë thirrje për zbatim të masave në fuqi dhe përgatitjen për fazat e mëtejme të kontrollit dhe luftimit të pandemisë, është një dëshmi e përkushtimit tonë të përbashkët për të vazhduar me aktivitetet që synim primar ka mbrojtjen e shëndetit publik të popullatës sonë me fokus parandalimin apo shkëputjen e zinxhirit të përhapjes së mëtejmë të infeksionit…. Fushata ‘Bashkë Kundër COVID-19’ është një dëshmi e këtij përkushtimi dhe ne besojmë që ajo do ketë ndikim në uljen e numrit të infeksioneve me COVID, përmes ngritjes së vetëdijes për masat në fuqi higjiena, bartja e maskës dhe distancës. Gjithashtu, do ngris nivelin e njohurive të popullatës sonë për rëndësinë e vaksinimit kundër COVID-19 që pritet të filloj shumë shpejt edhe në vendin tonë“, theksoi Zemaj.

Kujtojmë se ditëve të fundit në Kosovë numri i rasteve me Covid-19 ka shënuar rritje të konsiderueshme./

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu