Një sëmundje e transmetuar nga morrat e trupit që mundonte ushtarët gjatë Luftës së Parë Botërore është identifikuar në një ish-të pastrehë në Kanada, duke bërë thirrje që të bëhen më shumë kushte për të përmirësuar kushtet për njerëzit e pambrojtur.

Ethet e trupit shkaktohen nga bakteri Bartonella quintana dhe përhapen nga jashtëqitjet e morrave të trupit. Gjendja u bë serioze dhe u përhap midis ushtrive dhe mendohet të ketë prekur më shumë se një milion trupa njerëzish gjatë konfliktit 1914-18.

Ethe të përsëritura, simptomat tjera përfshijnë dhimbje në pjesën e prapme, dhimbje koke dhe marrjemendje. Sëmundja gjithashtu mund të shkaktojë një inflamacion potencialisht fatal të zemrës të njohur si endokardit.

Mjekët në Kanada thonë se ata kanë gjetur baktere që shkaktojnë ethe në trup dhe probleme shoqëruese të zemrës në një ish-të pastrehë në Winnipeg dhe se tre raste të tjera ishin regjistruar tek disa persona të tjerë të ngjashëm  në qytet për një periudhë gjashtëmujore, këtë vit.

Një burrë mbeti në paralizë dhe vështirësi në të folur pasi infeksioni çoi në një rrjedhje gjaku në trurin e tij. Ekspertët thonë se sëmundja është veçanërisht e zakonshme tek të pastrehët.

Dr. Carl Boodman, ekspert mjekësor i sëmundjeve infektive dhe i mikrobiologjisë mjekësore në Universitetin e Manitoba theksoj se autoritetet shtetërore duhet të punojnë me shumë për të varfëritë , që edhe sëmundja mos të përhapet tek fëmijët dhe personat e  tjerë.

“Kjo është një sëmundje e kushteve të luftës, është një sëmundje e kampeve të refugjatëve dhe është diçka me të cilën shumë shoqëri të industrializuara ende luftojnë,” tha ai. “Ajo thjesht pasqyron atë fakt që ka njerëz në shoqërinë tonë që jetojnë në kushte që ne nuk duhet t’i tolerojmë.” Dhe duhet urgjentisht të bëjmë parandalimin e kësaj sëmundje.

Shoqata Mjekësore Kanadeze, Boodman dhe kolegët e tij  përshkruajnë se si një burrë 48 vjeç arriti në një departament urgjence me dhimbje gjoksi dhe gulçim që kishte filluar dy ditë më parë.

Ekipi mjekësor gjeti shenja të pickimit të insekteve në lëkurën e pacientit dhe skanimet treguan bllokime në enët e mushkërive, një shpretkë të zgjeruar dhe dobësi në muret e enëve të gjakut të zemrës . Gjendja e tij u përkeqësua pavarësisht nga trajtimi dhe u vendos në një ventilator, dhe skanime të mëtejshme që tregojnë dëmtimin e valvuleve të tij të zemrës si rezultat i endokarditit.

“Infeksioni Bartonella quintana ishte në të vërtetë ajo që shkaktoi dëmtimin e valvulës së zemrës”, tha Boodman. Burri përfundoi mjekimin dhe, tre muaj pas daljes nga spitali, mbeti mirë.

“Ne të gjithë e meritojmë mundësinë për të ndërtuar një jetë të shëndetshme për veten tonë, kështu që është e drejtë të sigurohemi se ky është një realitet dhe mund tw prek çdo kënd, shkruan The Guardian, transmeton Express./Përktheu: Njomza Arifi/

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu