smet Kryeziu nga KDI, i është kundërpërgjigjur ish-deputetit të LDK-së, Gani Gecit, pasi ky i fundit ka thënë se do të merret personalisht me të, shkruan GazetaBlic.

Kryeziu, në një postim në Facebook, duke komentuar këtë deklaratë të Gani Gecit, ka thënë se nuk janë të rëndësishëm për të individët.

“Për 20 vjet shumë janë marrë me mua, por unë asnjeherë s’jam marrë me Ta.  E rëndësishme për mua janë fenomenet dhe jo individët”, ka shkruar ai.

Ndryshe, drejtori Ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu ka reaguar pas fjalimit të deputetes së LDK-së, Marigona Geci në seancën e sotme të Kuvendit, e cila ka shpërthyer me akuza ndaj PDK-së dhe ish-krerëve të UÇK-së për vrasjet politike të pasluftës në Kosovë, shkruan GazetaBlic.

Në një postim në Facebook, Kryeziu ka kërkuar që fjalime të tilla, ku flitet për vrasje, të ndalohen.

Ky reagim duket që s’i ka pëlqyer babait të Marigona Gecit, Ganiut, që ka thënë se me të do të merret personalisht.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu