Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka komentuar deklaratën e Zëvendëskryeministrit Driton Selmanajt, për personat e pagjetur.

Kryeministri Hoti vlerëson se deklarata e Selmanajt është shrembëruar nga persona të caktuar.

“Tema e të pagjeturve është e para që diskutohet, krejt këto tregojnë se sa e përkushtuar është kjo qeveri dhe sa për zemër e merr çështjen e të pagjeturve. Deklaratat që i ka dhënë Selamanj, po shtrembërohen nga persona të caktuar, nëse do të kishte një element më të vogël në bindje të cilit do zyrtarë të qeverisë që do të binte ndesh me parimet ose në çfarëdo forme i bënë të ndihen keq familjarët e të pagjeturve, unë menjëherë do kërkoja falje dhe do të merrja masa”, tha Hoti para gazetarëve.

Ai thotë se kërkon falje nëse dikush është ndier keq, mirëpo sipas tij e vërteta nuk qëndron ashtu.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu