Shoqatës së Gastronomëve nuk iu kanë pëlqyer masat e reja që ka prezantuar dje qeveria.

Për këtë arsye nga kjo shoqatë i kanë shpallur “Non Grata” komplet kabinetin qeveritar.Rrjedhimisht, të njejtëve nuk do t’iu shërbet kafe nëpër lokale.Megjithatë, kreu i Qeverisë, Avdullah Hoti dhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj sot arritën që të pinë kafen e mëngjesit.

Në një paraqitje që patën nga Klinika Infektive pas konferencës për media, Hotit dhe Zemajt nga një gazetare e televizionit Kanal 10 iu janë dërguar disa kafe.

E njëjta tha se po solidarizohet me ta pasi u shpallën “Non Grata” nga gastronomët.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu