Mësuesja e një shkolle të mesme në Kentucky të SHBA është dënuar pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie me një nxënës 17-vjeçar.

Gjatë seancës në gjykatë, mësuesja, e martuar dhe nënë e dy fëmijëve, në mbrojtje të vetes, ka thënë se nxënësi i saj ishte mjaftueshëm i rritur për ta kundërshtuar nëse nuk do të donte të kryente marrëdhënie me të.

Ajo ka pranuar se ka kryer marrëdhënie me nxënësin në ambientet e shkollës, por thekson se gjithçka ka ndodhur duke pasur edhe miratimin e djaloshit.

“Kemi kryer marrëdhënie në ambientet e shkollës rreth tetë herë, por edhe ai ishte dakord, në të kundërt mund të më kishte kundërshtuar”, ka thënë ajo.

Haley Reed, 37-vjeçe, rezulton e akuzuar edhe për përdhunim. Ajo u arrestua ën ditën e fundit të shkollës, ndërsa ishte drejtori i shkollës ai që kishte njoftuar policinë, pasi kishte zbuluar marrëdhënien e mësues me të miturin.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu