Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së Memli Krasniqi thotë se nuk janë të kënaqur me menaxhimin e pandemisë nga ana e qeverisë.

“Nuk jemi të kënaqur me menaxhimin deri më tash. Gabimin themelor qeveria Hoti e ka bërë qysh në qershor pas hapjes masive pa plan”, tha Krasniqi.


“Nuk besoj që është shfrytëzuar koha që kanë pasur në dispozicion për të rritur kapacitetet shëndetësore”, shtoi ai në Klan Kosova.

Kritika kishte edhe për qeverinë Kurti dhe ish-ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia.

“Ka qenë neglizhencë totale e qeverisë Kurti. Absolutisht ka qenë neglizhencë totale e ish-ministrit Vitia. Ata kanë besuar që nuk është e domosdoshme rritja e testimeve. Ata nuk kanë besuar në nevojën e rritjes së testimeve në kohën kur edhe OBSH’ja dhe organizatat tjera kërkonin rritjen e testimeve. Testimi është i domosdoshëm me pasur një pamje të qartë”, tha Krasniqi.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu