Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Memli Krasniqi, ka thënë se LDK ka refuzuar ta udhëheqë dialogun Kosovë-Serbi gjatë kohës kur ishin në opozitë, ofertë kjo e bërë personalisht nga ai, transmeton Gazeta Metro.

Krasniqi tha se LDK sa ishte në opozitë ua bëri ofertën që Agim Veliu ta udhëheq dialogun me Serbinë, por ata nuk e pranuan.

“Gjatë kohës kur LDK ishte në opozitë, unë personalisht i kam bë ofertë Agim Veliut që LDK’ja të udhëheqë me dialogun”, është shprehur Krasniqi në T7.

“LDK’ja e ka refuzuar këtë ftesë të PDK’së sepse ne kishim një shumicë të dobët dhe ata me këtë refuzim fituan poena politk”, ka thënë Krasniqi.

“E vetmja arsye pse i kemi bërë ofertë LDK’së ta udhëheqë dialogun ishte sepse ne dëshironim të bëjmë diçka bashkë, pozita dhe opozita”, shoti Krasniqi..

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu