Ka filluar procesi i numërimit të fletëvotime të ardhura nga diaspora.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një konferencë për media ka thënë se duke u mbështetur në vendimin e Gjykatës Supreme, janë aprovuar 4 mijë e 670 pako, ndërsa janë refuzuar 1 mijë e 212.

Lexo po ashtu:
Fillon procesi i numërimit të 4 mijë e 670 pakove të ardhura me vonesë nga diaspora
Fillon procesi i numërimit të 4 mijë e 670 pakove të ardhura me vonesë nga diaspora
“Duke u mbështetur në vendimin e Gjykatës Supreme, janë vlerësuar 4 mijë e 639 pako të supozuara me fletëvotime dhe në fund kemi 5 mijë e 882 pako me fletëvotime të individualizuara. Pas vlerësimit të tyre janë aprovuar 4 mijë e 670, ndërsa janë refuzuar 1 mijë e 212”, ka thënë ai.

Ndryshe Elezi ka treguar se kur do të shpallen rezultatet përfundimtare.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’i shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve pasi të marrim konfirmimet nga dy institucione: Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nga Gjykata Supreme, se nuk kanë ndonjë çështje në shqyrtim”, ka theksuar ai.

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu